e mërkurë, 13 gusht 2008

Më njeh?

Shekujt në zinxhirë vargoi dikur
Një gjerdan të brisht, te trisht thuri me ta
mbi qafën hollacake kish lënë si kujtim
Robinë shekujsh je, dënuar je, - i thanë.

Pas qafës së saj u ngjitën fort të gjithë
filluan ta gerryenin, t'i nxirrnin gjak
përskuqur, diellin shihnin me zili
jemi krejt si ti, të kuq, - i thanë.

Por ishte Ilire, vallë e harruan?!
Sepse të përulur donin që ta shihnin
të mbytur, djegur, mbase sakatuar
sepse si ajo, krenare, nuk ishin...

Ajo vajzë Ilire, trimërshë e urtë
Që me shpatë si burrat sulej në beteja
I prente armiqtë, i hedhte mbi turrë
E buzëqeshur si hëna e vrërët si reja.

Sot unë jam buzeqeshja, emocioni i saj
drithërimë e shekujve, në vesh përshpërimë
flas po atë gjuhë, e derdh po atë gjak
jam sikur ajo, vetëm jo robinë!