e mërkurë, 25 mars 2009

Si një lule që mes dy kontinentesh, rritet...

Ajo ishte një lule
që mes dy kontinentesh
rritej...

Brishtësine e saj
diellit ia nderte
çdo pranvere

Në verë,
thithte stërpikjet vesore,
çdo mengjes

Ndërsa në vjeshtë,
dembelosur
përtontet'i ajroste
mushkëritë e hajthme..

Rrënjët,
bluanin mitet nëpër dhëmbë
çdo stinë..

Sythet
ia ushqenin
kënaqesisht,
çdo pranvere..

Sepse vetëm në pranvere
ato gufonin energjish..

Vetëm në pranvere
ato ndiheshin,
eunukët e një luleje..

Thonë,
se Zotat
e mbollën një ditë
në nxitim,
teksa friksuara
botës së nëndheshme
vraponin..

Ajo ishte një lule e paqes
dashurisë
bukurisë
dhembshurisë
që mes dy kontinentesh jetonte..

Lindte çdo vit,
në pranverë

Në verë,
thithte spërklat vesore.

Ndërsa në vjeshtë,
harronte,
dhe frymë
të merrte..