Nëna ime mos rri përlotur,
mos rri e ngrysur në vetmi...
Lotët e tua më lër t'i thaj,
me frymën e shpirtit tim..
Duart e tua, lëkurë rrjepur,
m'i lër t'i puth, t'i ledhatoj..
Kallot e tua në trup e zemër
m'i lër t'i zbut, të t'i mjekoj..
E shtrenjta ime e përmalluar
Që si një llavë mallin shpërthen
Deshirën e zjarrte ma rrëfen
Që gjithnjë pranë të më kesh.
Por, largësi tejoqeanesh ne na ndau,
Sa shpejt unë ika, mbete ti,
Në një dhomëz, e lodhur e plakur
Atje po digjesh, si një qiri.
e martë, 13 janar 2009
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
3 komente:
Very Sad..... Urime Urime Zemrushe ...Kshu vazhdo gjithmone do behesh e madhe...
Pershendetje nga Kratos
Faleminderit Kratos!
Gjithe te mirat,
Ledi.
Urime Lediana, edhe kjo eshte nena ime, nje perkushtim i bukur, pergzime e suksese te metejme.
Perzemersishte dardani...
Posto një koment