e mërkurë, 19 mars 2008

Nje cast

Nje çast

Një çast,
vetëm një çast,
kohën kërkova t'a ndalja...

Një çast,
sikur një çast,
psherëtimat të mos ekzistonin...

Një çast,
Oh, vetëm një çast
buzëqeshjet fëmijrore të shihja...

Por,
ankthi,
hijen e vet mbolli,
habisë sime i buzeqeshte,
e krah per krah me kohën,
mbi fytyrat njerëzore
tmerrin ringjallte..

Një çast,
vetëm një çast
kohën kërkova ta ndalja.

Një çast,
të vetmin çast,
ankthit, krahët t'ia prisja
e ashtu,
pa trup, sy, duar e këmbë
në hapësirë, jetim, ta lija..

Vetëm për një çast
do doja të rishihja
rikthimin e buzëqeshjes
në ato fytyra,
të çiltra...

2 komente:

Anonim tha...

Ledi / Ana !

Shpresoj tè jesh mirè edhe ti, sidomos nè kètè situat convolgente politike nè ShBA.
SIDOQOFTè MESAZHI IM NUK KA ASNJè NGJYRè POLITIKE EDHE PSE SHPRESOJ Nè NJè FITORE Tè OBAMA.
Gjithsesi ky mesazh nè kètè çAST do tè ishte jasht kontestit.
Pèrshèndetja jote mè konfrontoj nè njè moment rutine totale.
Armiku mè i madh i njèriut èshtè kur bèn gjithmon tè njèjtat gjèra , sado komplese qofshin ato !
U bèra kurios dhe pèr tè tè njohur mè mirè i hodha njè sy ato qè ti shkruan.nuk mjaftonte...i hodha tè dy sytè... ato ishin shkrime tè rafinuara tè njè shpirti melankonik...
Ai çast nuk mè mjaftonte pèr tè kuptur mesazhin tènd, pèr tè udhètuar nè botèn 3D... VIRTUALE...melankonike ...qè ti me pèrkujdesje ke krijuar.
Duhet qè koha tè ndaloj, tè ndaloj plotèsisht...pèr tè arritur atè çast...kur ne... ishim ne !
Adolishenca jonè ka ngel atje..larg pèrtej brigjeve..nè fund tè botès... gjèndemi ne nè atè fund ? gjènden vall ata ?
Atje sigurisht qè gjèndet e vèrteta !
oh zot mè oriento nè kètè labirint gènjeshtrash...
oh melankonia stendaliane...pèrse nuk mè ndimon tè shèroj shpirtin tim...thar nga erèrat atlantike ?

SINQERISHT ALBERT

Lediana Stillo tha...

Pershendetje Albert. Me vjen mire qe interneti ofron mundesi te shumta per t'u lidhur me bashkeatdhetaret kudo qe ndodhen. Blogun tend e kam ndjekur prej kohesh por rralle shkruaj komente. Une uroj qe ju te jeni sa me mire me shendet e qe suksesi ne fushen e artit te mos t'ju ndalet asnjehere.

Pershendetje.