Kam me lujt’ harpên mi kryt tand
me gishta t’ujt' e tela t’ajêrt.
Kam me detyru çdo er' t’veshêt
n’pentagramin tim t’përflakun.
Diellin e kam pre prej qiellit
e n’bark m’gurgullon vaji i Pompeit.
N’pritje me gulshue, me u shndrrue, me plasê,
e me mbrritë te nji thëngjill i vogêl
prej do flakash t’shueme
prej do ernash t’pafryme
prej do cic'rimash t’pakëndueme.
Mi kryet tand do ta luej harpên,
mi tan’in krye…
(Shkëputur nga Kulpra e Katedrales së Heshtur)
me gishta t’ujt' e tela t’ajêrt.
Kam me detyru çdo er' t’veshêt
n’pentagramin tim t’përflakun.
Diellin e kam pre prej qiellit
e n’bark m’gurgullon vaji i Pompeit.
N’pritje me gulshue, me u shndrrue, me plasê,
e me mbrritë te nji thëngjill i vogêl
prej do flakash t’shueme
prej do ernash t’pafryme
prej do cic'rimash t’pakëndueme.
Mi kryet tand do ta luej harpên,
mi tan’in krye…
(Shkëputur nga Kulpra e Katedrales së Heshtur)
Nuk ka komente:
Posto një koment